Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Aktuale November 21, 2019 - 22:06
Lexoni detajet!

Asambleisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi ka thënë se edhe Bërnica edhe Drenasi janë lokacione jo të përshtatshme për ndërtimin e stadiumit të Kosovës.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se stadiumi i Kosovës duhet të ndërtohet brenda qytetit të Prishtinës e jo në Bernicë apo Drenas.

Ai ka thënë se edhe në Gjermani ka ara me shumicë, por sipas tij ata të gjitha stadiumet i kanë në qytete.

Zyrtari i LDK-së thotë se vendimin për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë e ka marrë qeveria e Hashim Thaçit por sipas tij Qeveria e Ramush Haradinajt e ndryshoi.

“Kushte nuk ka as në Bërnicë as në Drenas. Kushte ka vetëm në qendër të Prishtinës…Por tash populli i kanë dhënë mandatin Albinit dhe Isës dhe ata le ta ndërtojnë ku të duan”.

Gashi ka thënë se debati për stadiumin është i hershëm por sipas tij është dashur të konsultohen para se gjithash tifozët e Kosovës për lokacionin.

Ai ka thënë se nëse lokacioni i stadiumit largohet nga qendra e Prishtinës ka rrezik që së paku 30% e shikuesve nuk do të shkojnë ta shohin ndeshjen.