Latifi pajtohet me Albin Kurtin: S’ekziston kombi kosovar, duam konfederatë me Shqipërinë

Latifi pajtohet me Albin Kurtin: S’ekziston kombi kosovar, duam konfederatë me Shqipërinë

Aktuale November 21, 2019 - 21:34
Lexoni detajet!

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi ka thënë se kombi kosovar është vetëm një mit.

Këtyre ditëve është ngjallur një debat se a duhet ta quajmë ekipin e Kosovës në futboll, Përfaqësuese apo Kombëtare, e për këtë Latifi në T7 ka thënë se kombi kosovar është një mit dhe koncept i zbrazët.

“Kombi Kosovar është një mit një koncept i zbrazët, por kuptimi i saj është brenda konceptit teknik dhe nuk përfaqëson diçka ma substaciale dhe përmbajtësore”, ka thënë ai.

Tutje Latifi ka thënë se “Kosova duhet ta ruaj traditën që e ka kriju dhe të mos shkrihemi në një shtet homogjen”.

Sipas profesorit universitar “konfederata do të ishtë zgjidhja ideale në të cilën e (Kosova) ruan pavarësinë e vet”.