Haxhiu: Individë brenda LDK-së e VV-së duan ta ndërrojnë lokacionin e stadiumit për interesa të caktuara

Haxhiu: Individë brenda LDK-së e VV-së duan ta ndërrojnë lokacionin e stadiumit për interesa të caktuara

Aktuale November 21, 2019 - 21:16
Lexoni detajet!

Bekim Haxhiu nga PDK, sonte në Debat Plus ka thënë se është shkelje ligjore nëse ndërrohet lokacioni i stadiumit, ashtu siç po pretendon LDK e VV.

Haxhiu ka theksuar se vetë brenda LDK-së s’ka dakordim për këtë çështje, ndërkohë thotë se individë të caktuar brenda LDK e VV kanë interesa personale për ndërrimin e lokacionit të stadiumit që është paraparë të jetë në Bërnicë.

‘’Qëllimi i tyre është me e zhvendos vëmendjen nga pretendentët që e kanë për koalicionin e ardhshëm. Lokacioni mund të ndërrohet vetëm me shkelje ligjore sepse është një vendim i Qeverisë. LDK dhe VV për interesa të caktuara, individë të caktuar brenda për brenda, kanë pasë këtë qëllim në të kaluarën’’, ka thënë ai.