Mjeku i njohur alarmon për ajrin e ndotur: Në këto momente mos dilni jashtë!

Mjeku i njohur alarmon për ajrin e ndotur: Në këto momente mos dilni jashtë!

Aktuale November 21, 2019 - 20:55
Detajet

Doktorri i njohur i QKUK-së, Curr Gjocaj ka paralajmëruar për rrezikun nga ajri i ndotur i cili është në këto momente.

Gjocaj, ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin në ambiente të hapura, pasi sonte niveli i ndotjes së ajrit është shumë i lartë dhe pasojat për ata që i ekspozohen janë shumë të rënda, transmeton Zëri.info

Përmes një postimi në Facebook, Gjocaj ka publikuar disa fotografi ku shihet qart mjegulla e krijuar nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit.

“Ky ajer sonte ka vetem Monoksid Karboni i cili kur perzihet me lageshtine dhe ajrin e ftohte mund te shkaktoje probleme serioze per shendetin e sidomos per mushkerite dhe frymemarrjen tuaj! Sidomos per foshnjat , femijet e vegjel dhe te semuret me probleme kronike te mushkerive , shtypje te larte te gjakut , diabet , nanat shtatezena etj.’, ka shkruar Gjocaj./Zëri/