Ja çfarë thotë Agim Veliu për Fatmir Sejdiun i cili e akuzoi për tradhëti

Ja çfarë thotë Agim Veliu për Fatmir Sejdiun i cili e akuzoi për tradhëti

Aktuale November 20, 2019 - 11:39
Detajet

Ish-kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, mbrëmjen e djeshme ka hedhur akuza për tradhti ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndër të cilët ka veçuar edhe emrin e numrit dy të LDK-së Agim Veliut.Por, Veliu ka vendosur të injorojë atë.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” nënkryetari i LDK-së tha se ka punë tjera me të cilat do të merret.“Kam punë shumë më të mençura se sa të merrem me ish-presidentin Sejdiu. Për Fatmir Sejdiu të gjithë janë fajtor, nuk e di çfarë ka ai njeri, unë kam punë punë më të mençura për të bërë” tha shkurt Veliu

Po kaq i ashpër dhe i prerë në deklaratë ka qenë edhe ndaj deputetes së VV-së Albulena Haxhiu, e cila po ashtu mbrëmë deklaroi se nuk do të përfshihet në bisedime çështja e presidentit.

“Ne e kemi thënë se në bisedime do të përfshihen të gjitha çështjet edhe çështja e presidentit.Ndërsa i përket takimit të lidërve do të jetë shumë shpejt” tha Veliu.

Kujtojmë se takimet ndërmjet grupeve punuese ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar , dhe pritet tashmë takimi I lidëve të partive.

Nga lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur se presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor për të zhvilluar takimin e radhës ndërmjet këtyre dy subjekte.