Zyrtari i Srspka’s e krahason qasjen e Kurtit ndaj serbëve me të Millosheviqit ndaj shqiptarëve

Zyrtari i Srspka’s e krahason qasjen e Kurtit ndaj serbëve me të Millosheviqit ndaj shqiptarëve

Aktuale nëntor 19, 2019 - 22:26
Detajet

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Dalibor Jevtiq ka krahasuar politikat e Sllobodan Millosheviqit me ato që sot, sipas tij, po tenton t’i bëjë Albin Kurti, duke zgjedhur se me këtë flasë e me kë jo për bashkëpunim në qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Zyrtari i Listës Serbe ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë mosrespekt.

“Nëse dikush nuk na do në institucione, nëse vazhdimisht refuzon t’i pranojë serbët në mënyrë të barabartë, atëherë ne duhet të sjellim vendime ku shumë qartë do të themi se nuk do të lejojmë këtë mosrespekt. Kjo nënkupton që në përputhje me vendimet që do t’i sjellim në atë moment, do të vendosim edhe për pjesëmarrjen tonë në institucione dhe do të vendosim që duhet të tregojmë se refuzojmë të jemi vetëm të pranishëm sa për përqindje e kuota. E dini, Millosheviqi ka bërë gabime të mëdha e katastrofale në raport me shqiptarët në të shkuarën. Nuk guxon askush nga liderët shqiptarë të vijë në situatë e të thotë ‘këta serbë më pëlqejnë e këta jo’. Lejoni që ata vetë, qytetarët vetë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe mos u përzieni në këtë. Mos lejoni që si Millosheviqi, ku në Gjakovë jetonin mbi 95% shqiptarë, të jetë kryetari i komunës serb, si në kohën e tij”, tha ai në Rubikon të KTV’së.

Jevtiqi ka thënë se nuk është prioritet i tyre të jenë pjesë e qeverisë.

Sipas tij, ata mund të jenë edhe opozitë mirëpo nuk do të jetë Lista Serbe ajo që do ta shkelë Gjykatën Kushtetuese.

“Për ne s’është prioritet si parti politike të jemi pjesë e qeverisë së re, e as çfarë pozitash do të kemi… Nëse mandatari nuk flet me ne, atëherë në çfarë mënyre do të jemi pjesë e qeverisë? Të ëndërrojmë për seanca e vendime! E dini nëse Kosova është shoqëri multi-etnike, minimumi i saj është që kjo të reflektojë nëpërmes institucioneve. Është minimumi që ju si mandatar të flisni me ata që në mënyrë legale janë zgjedhur përfaqësues të popullit në zgjedhje. Nëse ju refuzoni ta bëni këtë, atëherë problemi nuk është te ne. Nuk jemi ne ata që do të shkelim ligjin e Kushtetutën, por dikush tjetër. Gjithsesi se nëse ne do të ndodhemi në këtë situatë dhe injorohemi si përfaqësues politikë të serbëve, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Jevtiq.