Gashi: Minishengeni është nismë kriminale e Ramës dhe Vuçiqit, duan ta zhdukin Kosovën

Gashi: Minishengeni është nismë kriminale e Ramës dhe Vuçiqit, duan ta zhdukin Kosovën

Aktuale November 19, 2019 - 18:36
Detajet

Ideja e Edi Ramës, Vuçiqit e Zaevit, për krijimin e një “minishengeni” ballkanik nuk po i pëlqen askujt në Kosovë. Isa Mustafa e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një ‘Jugosllavie të vogël’, Kurti e ka cilësuar si nxitim të gabuar faktin që Rama për një ide të tillë ka konsultuar Serbinë para Kosovës, ndërkohë kanë ardhur reagime edhe nga analistët kosovarë.

Astrit Gashi, njohës i rrethanave politike në vend ka thënë se ‘minishengeni’ ballkanik është një ide kriminale karshi Republikës së Kosovës.

“Prandaj ideja e “Mini Schengenit” është ide kriminale karshi Kosoves, dhe atë asnjeri atdhetar kurrë s’do ta pranoj të jetë ai “kosovacentrik” apo jo!”, ka shkruar Gashi, raporton Gazeta Express.

Tutje Gashi ka thënë se përmes një ideje të tillë, Rama e Vuçiq dëshirojnë që të heqin kufijtë mes shtetesh, në mënyrë që ata të mbesin dy personat e vetëm që më pas do të vendosin për kufirin e ri ne mes të shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.

Sipas tij është shkatërruar edhe subjektiviteti p[politik ndërkombëtar i Kosovës, me faktin se Rama, Vucic e Zaev e kanë përjashtuar nga një nismë e tillë.

“”Mini Schengeni” nuk është asgjë tjetër përveç se përpjekje e Edi Rames dhe Aleksandar Vucic, për te zhdukur subjektivitetin politik ndërkombëtar te Kosovës”, ka shtuar tutje Gashi .

Ndër të tjera analisti kosovar thotë se përmes heqjes së kufijve në kuadër të idesë për krijimin e një ‘minishengeni’, Rama dëshiron të propagandojë se realizojë bashkimin kombëtar, ndërkohë Vucic rikthimin e Kosovës.

“Edi Rama përmes heqjes se kufirit me Kosovën dëshiron te trumbeton se e ka realizuar bashkimin kombëtar. Vucic ne anën tjetër, po duke e hequr kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, dëshiron te theksoj se e ka rikthyer Kosoven”, ka përfunduar Astrit Gashi.

Rreth idesë për krijimin e një minishengeni ballkanik, ka folur për Express edhe analisti gjerman, Bodo Weber.

Ai ka thënë se një ide e tillë Edi Ramës i duhet për vete, pasi ai s’është i denjë për të ndërmjetësuar për interesat e Kosovës, për faktin se kishte përkrahur për dy vjet rresht idenë e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

Weber ndër të tjera ka parashtruar edhe pyetje për Serbinë, duke thënë se s’i mund të ftohet Kosova në një iniciativë të tillë kur ende s’janë zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lidhur me këtë nismë kanë folur edhe dy përfaqësuesit e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor. Matthew Palmer ka thënë se në nismën për ‘minishengen’ ka vend edhe për Kosovën, ndërkohë Richard Grenell ka thënë se pa Kosovën s’mund të jetësohet një ide e tillë.

Ndërkohë nga Bashkimi Evropian kanë thënë se i vlerësojnë nismat rajonale, derisa ato nuk tejkalojnë konturat e BE’së dhe respketojnë marrëveshjet dhe detyrimet e marra, duke përmendur marrëveshjen e CEFTA’s.