Publikohet harta e vendeve më të rrezikshme në botë, ja ku radhitet Kosova

Publikohet harta e vendeve më të rrezikshme në botë, ja ku radhitet Kosova

Aktuale November 18, 2019 - 15:56
Detajet

Është zbuluar harta e re, për vitin 2020, me shtetet më të rrezikshme në botë.

Libia, Somalia, Sudani Jugor dhe Republika e Afrikës Qendrore, të gjitha në kontinentin e Afrikës, janë vendet më të rrezikshme, sipas “Travel Risk Map” (“Harta e Rrezikut të Udhëtimit”), shkruan mediumi britanik “The Independent”.

E krijuar nga ekspertët globalë për rrezikun, organizata “International SOS”, harta radhitë sigurinë e vendeve përmes tri kritereve të ndryshme: mjekësore, sigurimit dhe siguria në rrugë.

Për dy kategoritë e para, vendet janë vlerësuar deri në numrin 5, ndërsa siguria në rrugë vlerësohet deri në 4 bazuar në normën e vdekshmërisë në 100,000 njerëz.

Shtetet e përmendura më sipër, kanë shënuar nivelin më të ulët të sigurisë për secilën kategori: “shumë lartë” për rrezikun sigurimit mjekësor gjatë udhëtimit; “ekstrem” për rrezikun e sigurisë së udhëtimit; si dhe mbi 25 (vdekje në 100,000) për rrezikun e sigurisë rrugore.

Në anën tjetër të spektrit, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Luksemburgu, Sllovenia, Andorra dhe Svalbardi, të gjitha këto vende kanë shënuar sigurinë më të lartë në tri kriteret e cekura më lartë.

Gjithashtu, sipas “International SOS”, sa i përket rrezikut për siguri në udhëtime, Kosova është radhitur në kategorinë mesatare. Sipas hartës më poshtë, në këtë kategori përfshihet edhe Novi Pazari e deri te Plevla (Sanxhaku).

“Travel Risk Map” është publikuar së bashku me sondazhin e “Ipsos MORI Business Resilience Trend Watch” të më shumë se 1,300 bizneseve vendimmarrëse për udhëtimet.

Diku rreth 51 për qind e të anketuarve, besuan se rreziku për shëndetësi dhe siguri është rritur gjatë vitit të kaluar, ndërsa 47 për qind e tyre parashikuan rreziqet – duke përfshirë kërcënimet e sigurisë, trazira civile dhe gjeopolitike – do të rriten gjatë vitit të ardhshëm

Vendet me rrezikshmëri të lartë në siguri:

Libia,

Somalia,

Sudani Jugor,

Republika e Afrikës Qendrore,

Mali,

Siria,

Jemeni,

Afganistani.

Vendet me rrezikshmëri të ulët në siguri:

Islanda,

Norvegjia,

Finlanda,

Danimarka,

Zvicra,

Luksemburgu,

Sllovenia,

Andorra,

Svalbardi,

Grenlanda.

Image