Kryeziu tregon se cila parti mund të dëmtohet pas rinumërimit të votave

Kryeziu tregon se cila parti mund të dëmtohet pas rinumërimit të votave

Aktuale nëntor 18, 2019 - 12:38
Lexoni detajet!

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu thekson se rinumërimi i votave do të garantojë legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe do të shmangë dyshimet për ndonjë manipulim të mundshëm.

Kryeziu thotë se në rinumërim nuk pritet ndryshim i rezultatit me përjashtim të NSIMA-AKR që janë afër pragut për vetëm 21 vota.

“Rinumërimi s’pritet t’i ndryshojë rezultatet zgjedhore e as renditjen e subjekteve politike. I vetmi subjekt që mund t’i nënshtrohet ndryshimit në rezultatet zgjedhore është koalicioni NISMA/AKR/PD të cilët kanë rezultat shumë të ngushtë, me vetëm 21 vota sa ishin mbi pragun 5%. Numri kaq i vogël prej 21 votave të cilat e bëjnë diferencën e kalimit të pragut ose mbetjes nën prag, potencialisht mund të ndikohen dhe nga gabimi më i vogël gjatë procesit së numërimit e i cili ka mundur të ndodhë me 6 tetor” thotë Kryeziu.