Në këtë fshat të Kosovës me vite nuk martohet askush

Në këtë fshat të Kosovës me vite nuk martohet askush

Aktuale nëntor 18, 2019 - 12:21
Lexoni detajet!

Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë.

Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje.

Shumica e banorëve jetojnë në mërgim.

Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.

Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.

Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.

Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.

Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar.