Avdyli: Zgjedhje do ketë, por në vitin 2023

Avdyli: Zgjedhje do ketë, por në vitin 2023

Aktuale November 18, 2019 - 09:53
Lexoni detajet!

Pas shkrimit të sotëm të Gazetës "Zëri" me titull "LVV-ja e LDK-ja s’e duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve", ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në "Facebook"  duke komentuar gjendjen aktuale politike pas 6 tetorit, ka thënë se zgjedhje afër nuk ka sigurt.

“Nëse PANI me 39 deputetë, arriti t’i bënte 61 ( minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkonë në zgjedhje ska me ndodhë asesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët Serbë, e ndoshta edhe deputetë të veqantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk egziston”, ka shkruar mes tjerash në llogarinë e tij në "Facebook". 

Deputeti që fitoi edhe një mandat në Kuvend ka shtuar se në zgjedhje mund të shkojmë vetëm nëse vendosin dy partitë e para.

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanê jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re”.

Ai në fund ka thënë se kjo s’ka të bëj fare ,me NISMA-n a hyn apo jo në parlament, prandaj zgjedhje do të ketë tek në vitin 2023.

Postimi i plotë: