Ndryshime të temperaturave në Kosovë

Ndryshime të temperaturave në Kosovë

Aktuale November 18, 2019 - 08:08
Lexoni detajet!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi.

Edhe në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me shi e me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), edhe në pesë ditët e ardhshme do të përballemi me mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat ditën e hënë, vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Të mërkurën një sistem vranësirash parashihen ta përfshijnë vendin, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-13 m/s.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për sot dhe nesër.