Policia nuk lejon të nis aktiviteti për mikpritjen e tifozëve anglezë

Policia nuk lejon të nis aktiviteti për mikpritjen e tifozëve anglezë

Aktuale November 17, 2019 - 13:37
Detajet

Ishte paralajmëruar që në ora 12:00, të fillojë organizimi nga Komuna e Prishtinës për mikpritjen e tifozëve anglezë por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Koordinatori i aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, në Komunën e Prishtinës, Ardian Berisha për KosovaPress, u shpreh se organizimi ende nuk ka filluar pasi që Policia nuk po lejon një gjë të tillë.

“Organizimi ende nuk ka filluar pasi që Policia e Kosovës nuk është duke lejuar një gjë te tillë. Arsyet as ne s’po i dimë” tha Berisha