Ministria e Drejtësisë dyshohet se shkeli ligjin

Ministria e Drejtësisë dyshohet se shkeli ligjin

Aktuale November 16, 2019 - 20:59
Detajet

Ministria e Drejtësisë dyshohet se ka shkelur ligjin. Ndërmjetësuesi Ali Dragusha thotë se në kuvendin e Odës së ndërmjetësuesve ka pasur shkelje ligjore. Sipas tij, aty janë miratuar disa vendime pa pasur kuorum.

Ndërmjetësuesi, Ali Dragusha: Stafi i ministrisë së drejtësisë ka shkelur ligjin duke miratuar rregulloren pa kuorum

Me dy nëntor është konstituuar Kuvendi i Odës së Ndërmjetësuesve.

Por në këtë ngjare të organizuar nga Ministria e Drejtësisë janë ngritur shqetësime për shkelje ligjore.

Dyshohet se vetë zyrtarët e ministrit në detyrë, Abelard Tahiri e kanë shkelur ligjin.

Sipas ndërmjetësuesit, Ali Dragusha në këtë kuvend janë miratuar vendime pa pasur kuorum të mjaftueshëm.

Më tej Dragusha thekson se vendimet e marra aty janë anti ligjore dhe si të tilla përbëjnë shkelje.

Televizioni ka kërkuar sqarim për këtë çështje edhe nga Ministria e Drejtësisë, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Televizioni ka siguruar rregulloren në bazë të së cilës është rregulluar funksionimi i odës.

“Kuvendi ka kuorumin e nevojshëm nëse të paktën me shumicën e thjeshte të numrit të përgjithshëm të anëtareve të odës që janë të pranishëm në kuvend. Në rast se dështon kuorumi mbledhja e ardhshme caktohet jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë dhe pavarësisht numrit të anëtareve prezent konsiderohet se është konstituar kuorumi”, thuhet në Nenin 12’të të Miratimit të Vendimeve të Kuvendit.

Në anën tjetër në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se një ministër në detyrë nuk mund të marrë vendime.

Ligji për ndërmjetësim shpjegon se ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore që realizohet nga një person i tretë për zgjedhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara.