Nisma, e papërcaktuar se a dëshiron të jetë pozitë ose opozitë

Nisma, e papërcaktuar se a dëshiron të jetë pozitë ose opozitë

Aktuale nëntor 16, 2019 - 13:25
Detajet

Pas vështirësive për ta kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind, Nisma Socialdemokrate do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, por mund të bëhet edhe pjesë e Qeverisë nëse do të ketë ofertë prej Vetëvendosjes, shkruan sot gazeta "Zëri".

Mirëpo deri tani nga Nisma Socialdemokrate janë shprehur se ende nuk e kanë diskutuar se a do të pranojnë të bëhen pjesë e Qeverisë nëse do të marrin ndonjë ofertë ose do të jenë parti opozitare.

Nënkryetari i Nismës, Endrit Shala, është shprehur për “Zërin” se pas certifikimit të rezultateve do të flasin për mundësinë e hyrjes në ekzekutiv ose qëndrimit në opozitë.

“Ende nuk kemi diskutuar në organet e partisë për këtë çështje. Jemi duke e pritur certifikimin e rezultateve dhe pas certifikimit pastaj është e drejtë e kryetarit të partisë që të bisedojë për koalicionet e mundshme ose do të qëndrojë në opozitë”, ka deklaruar Shala./ZËRI