S’ka vend për Nismën në Qeveri, nëse ka nevojë VV paralajmëron zgjedhje
Foto: Laura Hasani

S’ka vend për Nismën në Qeveri, nëse ka nevojë VV paralajmëron zgjedhje

Aktuale November 15, 2019 - 19:04
Detajet

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka deklaruar se nëse është nevoja, prap vendi do të ketë zgjedhje.

Ajo përmes Facebook ka shkruar se nuk ka çkapje të shtetit e e pazari nuk kalon.

“Jo për inat, por për parim! Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda. Nëse është nevoja, prapë(zgjedhje)”, ka shkruar Mulhaxha – Kollçaku.

Postimi në Facebook

Kjo deklaratë e Kollçakut vjen pas përplasjeve publike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën pas hyrjes së kësaj të fundit në Kuvend.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Vetëvendosje ka humbur tre deputetë, derisa, NISMA ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.