Detaje nga takimi i Vjosa Osmanit me ambasadoren Butel

Detaje nga takimi i Vjosa Osmanit me ambasadoren Butel

Aktuale November 15, 2019 - 16:07
Detajet

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. Raporton Front Online.

Gjate takimit Osmani e njoftoi ambasadoren Butel për qëndrimet e LDK-së për situatën politike në vend, si dhe për takimet me LVV-në mbi përafrimin e programeve qeverisëse të të dy partive.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa R. Osmani gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Dr. Osmani e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.
Dr. Osmani foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.
Poashtu, Dr. Osmani diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të ndryshme.