Fotografia që bëri bujë në rrjetet sociale, ja çka thotë djali i Fatmir Limajt për vaskën e mbushur me alkool

Fotografia që bëri bujë në rrjetet sociale, ja çka thotë djali i Fatmir Limajt për vaskën e mbushur me alkool

Aktuale November 14, 2019 - 17:14
Detajet

Një fotografi për disa ditë kishte bërë bujë në rrjetet sociale, në të cilën shiheshin, ish-ministri Endrit Shala dhe djali i Fatmir Limajt, Durim Limaj

Shala dhe Limaj, dy zyrtarë të shtetit, shihen në një klub nate diku në diasporë, para një vaske të mbushur me pije alkoolike, e kjo kishte nxitur reagime në rrjet.

Pas shumë kohës, ka qenë Durim Limaj, i cili përmes disa komentuesve të cilët ja kanë kujtuar këtë fotografi, ka treguar se ka qenë në një ditëlindje të mikut të tij, transmeton Zëri.info.

Limaj i është përgjigjur sot komentuesit i cili ka publikuar fotografinë në komentin ku Limaj kishte ironizuar me Vetëvendosjes pas vendimit të Supremës në favor të Nismës.

“Paska mu gëzu stafi i këtij hoteli në Gjermani”, ka shkruar një komentues në statusin e Limajt, ku ka publikuar fotografine e famshme, i cili shpejt ju ka përgjigjur -“ E çka do me thon me këtë foto”

E pas disa komentimeve, Limaj, ka treguar se kjo fotografi është bërë nga festa e ditëlindjes te një mik i tij./ZËRI/

Image