Pacolli: Jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Pacolli: Jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Aktuale November 14, 2019 - 17:12
Detajet

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Beyer si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës.

Pacolli ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, çdo zgjedhje tjetër do të ishte e panatyrshme.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me Beyer do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen integruese të Kosovës.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që mori 6 sish.