Mustafa: Presidenti i takon LDK-së, nëse do të jem unë, vendos partia

Mustafa: Presidenti i takon LDK-së, nëse do të jem unë, vendos partia

Aktuale nëntor 13, 2019 - 22:25
Detajet

Mustafa ka treguar se ende nuk kanë diskutuar me VV-në për pozitën e Presidentin, por ka thënë thënë se kjo pozitë do të futet në marrëveshjen e koalicionit.

“Nuk kemi biseduar, por kjo çështje do të jetë e bisedave tona pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Tani qëndrimi jonë si LDK është që me Vetëvendosjen duhet të bisedojmë dhe t’i fusim marrëveshjet e koalicionit të gjitha pozitat për të cilat do të votohet në kuvendin e Kosovës edhe në qeverinë e Republikës së Kosovës të cilat ndodhin ose vinë gjatë 4 viteve të mandatit tonë të përbashkët qeverisë që është edhe pozita e presidentit të Republikës. Mund të jenë edhe pozita të tjera që lirohen ndërkohë gjatë asaj periudhe, por natyrisht se ne nuk do ta zgjedhim presidentin tash dhe as nuk do të merremi tani me zgjedhjen e presidentit por tani do të merremi vesh si partnerë të koalicionit që në momentin kur do të sfidohemi me zgjedhjen e presidentit të kemi një marrëveshje që bashkërisht t’i bëjmë votat dhe ta mundësojmë që ajo punë të kryhet në kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Por Mustafa beson se ky post duhet t’i takojë LDK-së, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ai të jetë kandidat i mundshëm. Por për këtë ka thënë se vendos partia e tij.

“Kjo temë është bërë shumë e madhe. Ajo që unë jam shprehë në një televizion se do të ishte nderë për mua dhe për çdo njërin që ta ketë besimin e Presidentit të Republikës së Kosovës gjë që mendoj se është normale mirëpo nuk kam thënë fare që tani unë kam pretendime. Sepse për atë do të vendos partia ime në qoftë se ajo pozitë i takon LDK-së ose do të vendos Vetëvendosja në qoftë se ajo pozitë i takon VV-së. Mirëpo në një situatë normale Vetëvendosjes nuk mund t’i takojë dhe pozita e Kryeministrit edhe pozita Presidentit sepse është shumë. Prandaj në këtë aspekt unë këto çështje do t’i lë t’i diskutojmë më vonë. Por janë çështje të cilat shkojnë në pako sepse duhet një baraspeshë e këtyre pozita të ekzistojë sepse jemi shumë afër me VV-në si me vota ashtu edhe me deputet. Prandaj nuk ka këtu fitues absolut të këtyre zgjedhjeve por ka fitues relativ mbi bazën e një vendimi të gjykatës kushtetuese dhe ajo parti që del e para ka të drejtë ta gëzojë mandatin dhe ta propozojë Kryeparlamentarin dhe natyrisht që ne do ta respektojmë”, ka përfunduar Mustafa.