Pak ditë para formimit të Qeverisë, Lista Serbe takime në kabinetin e Merkelit

Pak ditë para formimit të Qeverisë, Lista Serbe takime në kabinetin e Merkelit

Aktuale November 13, 2019 - 16:12
Detajet

Delegacioni i Listës Serbe ka udhëtuar në Berlin ku sot do te këtë një mori takimesh në Bundestag, ministri të Punëve te Jashtme dhe kabinetin e kancelares Angela Merkel.

Delegacionin e Listës Serbe e udhëheq kryetari i saj Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtic dhe anëtari i kryesisë Bratislav Nikolic.

Ky delegacion se pari do të takohet me disa deputet të bundestagut gjerman, pastaj edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Matijas Luternbergun dhe do të kenë takime edhe ministrin e punëve të Jashtme.

Me zyrtarët e lartë gjerman delegacioni i Listës Serbe do të bisedojë lidhur me situatën në Kosove pas zgjedhjeve si dhe mbi gjendjen e popullatës serbe në Kosove, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, shkruan Gazeta Blic.

Është paralajmëruar që në ditën e dytë të vizitës delegacioni i Listës serbe, nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq do të takohet me emisarin special për dialogun Beograd- Prishtine të presidentit të SHBA dhe ambasadorin në Berlin Riçard Grenel.