Gjykata Kushtetuese vendos për “Grupin Drenica”

Gjykata Kushtetuese vendos për “Grupin Drenica”

Aktuale November 13, 2019 - 16:05
Detajet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur mbi kërkesën e bërë nga “Grupi Drenica” për pezullimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Kjo Gjykatë e ka hedhur poshtë si të papranueshme kërkesën e bërë nga pjesëtarët e “Grupit Drenica” Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj.

Të njëjtit u shpallë fajtorë për Krime Lufte dhe u dënuan në total me 65 vite burgim.

Parashtruesit e kësaj kërkese pretendonin se u janë shkelur të drejtat themelore të garantuara me nenin 24 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Pjesëtarët e Grupit Drenica 1 dhe Drenica 2 ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Zonës së Drenicës.