93 kosovarë të vrarë në ISIS, s’dihet numri i të mbeturve

93 kosovarë të vrarë në ISIS, s’dihet numri i të mbeturve

Aktuale November 11, 2019 - 20:48
Lexo Detajet

Publikisht nuk japin numra, por institucionet kosovare thonë se e dinë numrin e saktë të kosovarëve që kanë mbetur në Siri.

Veçse Fatos Makolli, që është Koordinator Nacional kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit konfirmon se të gjithë tashmë janë lokalizuar.

Por, kthimi i tyre në vendlindje është komplikuar.

Zhvillimet në terren janë dramatike meqë para disa javësh amerikanët u tërhoqën nga aty, ndërsa në ndërkohë u vra shefi i të vetëquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Klan Kosova mëson se që nga nisja e shkuarjes së kosovarëve në luftërat  e huaja në Lindjen e Mesme numri i tyre në total është 438.