Vuçiq i kundërpërgjigjet ashpër Isa Mustafë për mini-shengenin ballkanik

Vuçiq i kundërpërgjigjet ashpër Isa Mustafë për mini-shengenin ballkanik

Aktuale November 10, 2019 - 17:32
Lexoni detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se me Ramën dhe Zaevin nuk janë duke e krijuar Jugosllavinë e re, kjo si kundërpërgjigje ndaj liderit të LDK’së, Isa Mustafa

Vucic në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, tha se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve.

“Unë e shoh që Rama është nën presion… Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë morën 11 herë më pak vota se unë. Nuk e di, ndoshta dikush do ta shkatërrojë këtë iniciativë, por kjo përfundimisht sjellë një jetë më të mirë për njerëzit dhe kompanitë tona. Këtu nuk ka krijim të një Jugosllavi të re”- tha mes tjerash Vucic.

Ai mes tjerash pohoi se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave midis vendeve do të kursej para dhe kohë për të gjithë qytetarët.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Mustafa deklaroi se ideja e Mini-Shengenit nuk është asgjë, veçse krijim i Jugosllavisë së re me Shqipërinë pjesë të saj.