PDK-ja me 10 deputetë të Skenderajt, AAK-ja me 5 deputetë të Deçanit

PDK-ja me 10 deputetë të Skenderajt, AAK-ja me 5 deputetë të Deçanit

Aktuale November 09, 2019 - 12:39
Detajet

Partia Demokratike e Kosovës në Kuvend do të përfaqësohet nga 25 deputetë. Komuna e Skenderajt do të përfaqësohet nga 10 deputetë të PDK-së, ajo e Prishtinës nga tre deputetë, komuna e Drenasit me dy deputetë, Mitrovica me dy deputetë, Gjilani me një deputet, Prizreni me 1 deputet, Ferizaj me tre deputetë, Shtimja me 1 deputet, Peja me 1 deputet dhe Podujeva me një deputet, shkruan sot gazeta "Zëri".

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numrin më të madh të deputetëve e ka nga Deçani. Ky vend do të përfaqësohet nga 5 deputetë, Peja nga tre deputetë, Istogu nga dy deputetë, Gjakova nga dy deputetë, ndërsa Prishtina nga një deputet.

Nga PSD-ja ka arritur që deputete të bëhet vetëm Natyra Kuçi, e cila është nga Deçani./ZËRI