Votat që morën partitë kryesore politike në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës

Votat që morën partitë kryesore politike në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës

Aktuale nëntor 09, 2019 - 10:05
Detajet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Sipas këtyre rezultateve fituese e zgjedhjeve është Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka marrë 220 mijë e 811 vota.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 206 mijë e 458 vota, kurse në vendin e tretë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 178 mijë e 645 vota.

Në zgjedhjet e 6 tetorit koalicioni AAK-PSD ka marrë 96 mijë e 883 vota kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD me 42 mijë e 72 vota ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, me votat që morën partitë kryesore politike në zgjedhjet e 6 tetorit.

KËTU mund t’i shihni të gjitha komunat.

Në Prishtinë: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40 mijë e 402 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 34 mijë e 145 vota, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 16 mijë e 647 vota. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 8 mijë e 289 vota, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka marrë 5 mijë e 206 vota.

Në Prizren: LVV ka marrë 17 mijë e 905 vota, LDK ka marrë 12 mijë e 710 vota, PDK ka marrë 14 mijë e 724 vota, koalicioni AAK-PSD 4 mijë e 299 vota ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD 3 mijë e 999 vota.

Në Pejë: Për LVV kanë votuar 10 mijë e 80 qytetarë, për LDK-në 14 mijë e 700 qytetarë, për PDK-në 4 mijë e 704 qytetarë, për AAK-PSD-në 12 mijë e 230 qytetarë, për NISMA-AKR-PD kanë votuar 733 qytetarë.

Në Mitrovicë: LVV ka marrë 11 mijë e 340 vota, LDK ka marrë 7 mijë e 471 vota, PDK 11 mijë e 320 vota, koalicioni AAK-PSD 1 mijë e 20 vota dhe koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD, 967 vota.

Në Gjilan: LVV ka marrë 18 mijë e 750 vota, LDK ka marrë 12 mijë e 584 vota, PDK ka marrë 7 mijë e 854 vota, koalicioni AAK-PSD 3 mijë e 377 vota, koalicioni NISMA-AKR 1 mijë e 693 vota.

Në Ferizaj: LVV ka 18 mijë e 44 vota, LDK 12 mijë e 865 vota, PDK 13 mijë e 243 vota, koalicioni AAK-PSD 3 mijë e 367 vota, koalicioni NISMA-AKR-PD 2 mijë e 324 vota.

Në Gjakovë: LVV ka marrë 13 mijë e 348 vota, LDK ka marrë 7 mijë e 661 vota, PDK 3 mijë e 972 vota, AAK-PSD 14 mijë e 695 vota, NISMA-AKR-PD 1 mijë e 313 vota.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e shtatë do t’i ketë 32 deputetë, Lidhja Demokratike 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, 20 deputetë do të jenë të komuniteteve tjera.