
Organizohet peticion për shkarkimin e arsimtares në shkollën “Emin Duraku”
Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, janë tejet të pakënaqur me sjelljet e arsimtares së tyre. Ata kanë organizuar një peticion për largimin e arsimtares nga shkolla e tyre.
Fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, janë tejet të pakënaqur me sjelljet e një arsimtare së tyre.
Bëhet fjalë për arsimtaren me inicialet A. M që mban lëndën e historisë.
E njëjta ishte suspenduar nga shkolla vitin kaluar.
Ky suspendim zgjati deri në fillimin e vitit të ri shkollor, pasi që ajo u rikthye në mësimdhënie nga shtatori i këtij viti.
Por, kjo nuk po iu pëlqen aspak nxënësve të kësaj shkolle.
Madje të premten, ata u organizuan dhe nënshkruan peticione për largimin e saj nga shkolla.
E prindërit e shqetësuar nga ankesat e nxënësve, thirren një mbledhje, ku temë diskutimi ishte arsimtarja e historisë.
Madje këta prindër thanë se edhe janë kërcënuar nga mësimdhënësja e kësaj shkolle.
Madje ajo kishte telefonuar edhe policinë.
Ndërkohë, kryetarja e këshillit të shkollës, Zijavere Krasniqi, tregoi për problemet e shpeshta që u sjell ajo.
“Në minutën që e ka kuptuar që kemi mbledhur peticione dhe po mbahet mbledhja ka fillu me ju kërcënu fëmijëve dhe e ka telefonu policinë. Janë ardhë policia, ajo ka fillu me ofendu brenda në objekte të shkolles, ju ka kercnu arsimtareve, më ka kërcënu edhe mua”, ka thënë kryetarja e Këshillit të Shkollës, Zijavere Krasniqi.
Krasniqi thotë se e shqetëson edhe diçka tjetër nga kjo mësimdhënëse.
“Edhe rregullisht fëmijëve ia potencon: unë e kam krahun e fortë, unë e kam shtetin permbi veti. Një mësimdhënëse këto sene nuk guxon me i përdor”, shtoi Krasniqi.
E pas deklaratave të dhëna në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njoftoi se me vendim të prokurorit, ky rast nuk u hap.
T7 ka provuar të kontakoj edhe me menaxhmentin e kësaj shkolle, porse nga ky institucion kanë thënë se drejtori është keq me shëndet.