Ahmeti tregon si do ta zgjidhë problemin e komunikacionit në Prishtinë

Ahmeti tregon si do ta zgjidhë problemin e komunikacionit në Prishtinë

Aktuale nëntor 08, 2019 - 16:38
Detajet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se si do ta zgjidhë problemin me komunikacionin dhe ndotjen e artit në Prishtinë.

Ai ka thënë se mbi 100 mijë makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës.

“Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndjeshme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orës 16 – 18 kur largohen nga Prishtina”.

“Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë transit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë”.

“Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë”.

“Do të fillojmë ndërtimin e pesë Park and Ride parkingjeve në hyrje të qytetit. Do të investojmë edhe më tutje në Transport Publik”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.