Kurti takon këshilltarët e Macronit, iu flet për zhvillimin e raporteve fqinjësore me Serbinë

Kurti takon këshilltarët e Macronit, iu flet për zhvillimin e raporteve fqinjësore me Serbinë

Aktuale nëntor 08, 2019 - 12:11
Detajet

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është takuar mbrëm me tre këshilltarë të presidentit francez, Emanuel Macron.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ka pasur takim me Këshilltarin për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, Etienne de Gonneville, shkruan lajmi.net.

Kurti ka thënë se temë diskutimi ishte ndryshimi i madh politik në Kosovë, reformat në drejtësië e ekonomi si dhe situata e përgjithshme në Ballkan.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.