S`dorëzohet NISMA, ky është veprimi i fundit pas publikimit të rezultateve nga KQZ

S`dorëzohet NISMA, ky është veprimi i fundit pas publikimit të rezultateve nga KQZ

Aktuale nëntor 07, 2019 - 11:52
Detajet

NISMA Socialdemokrate zyrtarisht në bazë të rezultateve që janë shpallur nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Por ky subjekt politikë do t`i shkoj deri në fund procedurave që i garantohem me ligj.

Xhevdet Smakiqi anëtar i Kryesisë nga NISMA i ka thënë gazeta Blic se pas dite do të bëjnë ankesë në PZAP.

“ Mund të them se si NISMA do të bëjmë ankesë në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë shkurt Smakiqi.

Sipas Smakiqit, aty do të bashkëngjitet edhe shkelja që sipas tyre ka bërë KQZ.

“Se KQZ ka shkelur nenin 97 paragrafi 1 germa a) dhe b) te LPZ kur u ka pranuar pakot nga Serbia të ardhura fizikisht e jo përmes shërbimit postar nga persona të pa identifikuar dhe pa autorzime ligjore nga KQZ”, ka thënë ai , shkruan Gazeta Blic.

“Si ka vepruar KQZ edhe ti s’ke pasur nevojë me shku në vendvotim por me shku ne Postë me lanë një zarf për veten, familjen tuaj dhe shokët tuaj”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Nisma nuk ka arritur që ta kaloj pragun zgjedhor.