Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, stafi i KQZ-së i veshur si në Çernobil
Foto: Laura Hasani

Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, stafi i KQZ-së i veshur si në Çernobil

Aktuale October 23, 2019 - 13:20
Lexoni detajet!

Zyrtarët e KQZ’së tashmë e kanë filluar procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë.

Ky proces nga ana e kosovarëve po zhvillohet me masa të detajuara mbrojtëse.

Me maskë, veshje të veçanta, dorëza e kapela, zyrtarët po e kryejnë procesin. Kjo pas alergjisë që disa zyrtarë kosovarë morën ditë më parë teksa ishin duke u marrë me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Express, po qëndron në vendin ku po vlerësohet këto vota dhe nga aty iu sjellë pamjet a koment!

Zëdhënësi i KËZ’së, Valmir Elezi e ka konfirmuar për Express se KQZ ka  nisë shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, thotë ai.

“Për këtë process ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, deklaron Elezi.

 Për këtë process, zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se janë në kontakt dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, përfshirë Policinë e Kosovës për pasisje logjistike.

Image

Image

Image

Image
Image