Zëvendësministrit është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Zëvendësministrit është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Aktuale October 21, 2019 - 19:36
Detajet

Zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës, Isni Kilaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e konfirmoi vetë Kilaj përmes një postimi në Facebook, ku tha se sot ka marr një fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për UÇK-në.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!