Zyrtare, ftohet në Hagë edhe ish- Komandanti kryesor i UÇK-së

Zyrtare, ftohet në Hagë edhe ish- Komandanti kryesor i UÇK-së

Aktuale October 21, 2019 - 17:26
Detajet

Azem Syla njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është ftuar në Hagë

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Sylës, Besnik Berisha.

 “Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur se a i ka ardhur Sylës ftesë nga Haga.

Kujtojmë se vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.