Sherifi: Këto janë vendvotimet sipas Komunave në të cilat është dëmtuar Nisma

Sherifi: Këto janë vendvotimet sipas Komunave në të cilat është dëmtuar Nisma

Aktuale October 19, 2019 - 16:22
Detajet

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar në një konference për media të dhëna nga rinumërimi i kutive të votimit.

Sipas Sherifit janër 6 vendvotime të ndryshme ku Nismës i janë shtuar 131 vota pas rinumërimit.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet 1 votë ose dy, por këtu shihet që ka pasur vullnet të disa komisionerëve që të bashkëpunojnë kundër vullnetit të qytetarëve

“Duke pasur parasysh rezultatin në këto 6 vendvotime, ky rezultat jo vetëm që nuk është i drejtë, por është i deformuar në bazë të madhe. Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet 1 votë ose dy, por këtu shihet që ka pasur vullnet të disa komisionerëve që të bashkëpunojnë kundër vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

Sipas Nismës Socialdemokrate, këto janë vendvotimet sipas komunave në të cilat është dëmtuar kjo parti:

0317E/02R – Gllogoc , në formular (FRP)figuron 1 votë – pas rinumërimit 50 vota.

0307E/02D – Gllogoc, në formular (FRP) figuron 1 votë – pas rinumërimit 34 vota.

0701D/01R – Kaçanik – në formular (FRP) figuron 0 vota – pas rinumërimit 21 vota.

0901E/03R – Fushë Kosovë – në formular (FRP) figuron 0 vota, pas rinumërimit 11 vota.

0901E/16D – Fushë Kosovë – në formular (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 8 vota.

0437D/02 – Gjilan – në formular (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 6 vota.