Enver Hasani: Albin Kurti nuk bëhet kryeministër, pa u konstituuar njëherë Kuvendi i Kosovës

Enver Hasani: Albin Kurti nuk bëhet kryeministër, pa u konstituuar njëherë Kuvendi i Kosovës

Aktuale tetor 17, 2019 - 23:52
Detajet

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka theksuar se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, në mënyrë që pastaj t’i vijë radha zgjedhjes së kryeministrit.

Ai në një emision televiziv, ka theksuar se në momentin që konstituohet Kuvendi, presidenti ia jep mandatin Albin Kurtit, i cili i ka 15 ditë kohë për ta formuar qeverinë, raporton Gazeta Blic.

Hasani tha se nëse dështon Kurti, atëherë mandati i shkon një kandidati të dytë, i cili i ka 10 dit afat.

Nëse sipas tij, dështon edhe kandidati i dytë ta formojë qeverinë, atëherë shkohet në zgjedhje.

Ai tha se nuk mund të injorohet vendimi i sovranit, i dalë nga zgjedhjet.

“Ata që janë zgjedhur, ata janë deputetë të popullit. Nuk mundesh në mënyrë mekanike ta largosh dikë, ta devijosh nga vullneti i sovranit”, tha ai.