Temperaturat në Kosovë të premten dhe të shtunën

Temperaturat në Kosovë të premten dhe të shtunën

Aktuale October 17, 2019 - 22:50
Detajet

Rajoni ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që edhe ditëve në vijim do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë thekson se “sipas parashikimeve të fundit, mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe përgjatë javës së ardhshme.

Parashikimi për datat 18-19 tetor:

18.10.2019 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s. Indeksi UV: 4.

19.10.2019 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Erë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s. Indeksi UV: 4.

Image