Kurti i mbledh aktivistët në Gërmi për t’i falënderuar

Kurti i mbledh aktivistët në Gërmi për t’i falënderuar

Aktuale October 15, 2019 - 22:08
Detajet

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sonte ndejë falënderuese për aktivistët e saj.

Kjo festë në Vetëvendosje vjen pas rezultatit nga zgjedhjet e 6 tetorit ku doli partia fituese.

Ndeja e Vetëvendosjes në të cilën po marrin pjesë lideri Albin Kurti dhe aktivistët po mbahet në “Vila Gërmia” në Prishtinë.

Image

Numri i aktivistëve të pranishëm është i madh ndërsa Kurti i falënderoi ata për kontributin e gjatë të dhënë në parti dhe kryesisht për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit./Indeksonline/