E papritur: Shkarkohet nga drejtimi i grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari

E papritur: Shkarkohet nga drejtimi i grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari

Aktuale October 14, 2019 - 17:14
Detajet

Rudina Hajdari është larguar nga drejtimi i grupit Parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në vend të saj është emëruar Korab Lita.

Lajmin për ndryshimet në grupin parlamentar e ka bë deputeti i ardhur nga listat, Korab L:ita i cili e argumenton me motivin se bëhet për shkak të organizimit të brendshëm.

Reagimi i Korab Litës:

Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne  funksion te organizimit te brendshem  beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte  besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.

Hajdari ishte një nga ligjvënësit që nuk pranuan djegien e mandatit të deputetit kur opozita e bashkuar e mori në grup këtë vendim disa muaj më parë.

Që pas largimit të opozitës, në Parlament u futen deputetë nga listat shumë emërore, të cilë jashtë vullnetit të drejtuesve të tyre politik, pranuan marrjen e mandatit për plotësimin e vendeve vakante, nga ku më pas u krijuan edhe grupet.