Haradinaj takohet me Presidentin Meta

Haradinaj takohet me Presidentin Meta

Aktuale October 14, 2019 - 16:31
Detajet

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën tek “ Mrizi i Zanave” në Fishtë.


Haradinaj e ka postuar një foto me Presidentin e Shqipërisë në facebook, takimi i të cilëve dukej jozyrtar pasiqë Haradinaj ka veshur një bluzë të zezë sportive ndërsa Meta me një këmishë me mëngë të përvjelura dhe pa kravatë.

“Mrizi i Zanave” ndryshe është një vend shumë i vizituar nga turistët dhe Ramush Haradinaj njihet për ecjet e shpeshta që i bën në bjeshkët shqiptare.