Ende nuk dihet fati i votave që erdhën me vonesë nga diaspora

Ende nuk dihet fati i votave që erdhën me vonesë nga diaspora

Aktuale October 14, 2019 - 16:03

Kryetarja e KQZ-së dhe përfaqësues i PDK-së, thonë se duhet të respektohet ligji, që nënkupton të mos pranohen këto vota.

Ndërsa mandatari për kryeministër, Albin Kurti thekson se gjitha votat e mërgatës duhet të pranohen, pasi sipas tij, nuk është faji i tyre nëse vonohet posta.

Për dallim nga Kurti, shefja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se ende janë në pritje të Shërbimit të Votuesve, për të vendosur se a janë të rregullta këto vota apo jo.

Ndërkaq, përfaqësuesi i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi thotë se nuk duhet të merret ndonjë vendim që bie në kundërshtim me dispozitat ligjore, pavarësisht dëshirave politike.

Sipas tij, ligji e thotë qartë se çdo votë nga jashtë shteti duhet të jenë në Kosovë 24 orë para ditës së zgjedhjeve, raporton kp.

Këto vota të mërgatës, janë dërguar me 19,20 dhe 21 shtator, por për shkak të disa problemeve teknike, ato kanë ardhur jashtë afatit kohor që është i paraparë deri më 5 tetor.