Albin Kurti takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Albin Kurti takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Aktuale October 14, 2019 - 15:59
Detajet

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çaërë Sakar.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, shkruhet se ambasadori Sakar e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai tha se mbështetja e Turqisë do të vazhdojë dhe se me rëndësi është të zhvillohet një partneritet mes dy vendeve tona sidomos në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë. Turqia po ashtu do ta ndihmojë dhe e përkrahë anëtarësimin e Republikës tonë në NATO dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë.

Kurti ndërkaq e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, duke shprehë besimin se partneriteti mes republikave tona do të përparojë me qeverinë e re të Kosovës. Shqiptarët në Turqi mund të jenë një urë e fuqishme për bashkëpunim ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe me qeverinë e re do të shtrohet mundësia që kjo të ndodhë. Gjithashtu, në aspektin e shëndetësisë mund të bëhen përmirësime të ndjeshme, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që do e forconte aleancën mes dy shteteve tona.

Në mbyllje të takimit u shpreh gatishmëria për ta vazhduar si komunikimin ashtu edhe bashkëpunimin mes nesh.