Dy shtatzëna në mesin e pacientëve që pësuan reaksione ndaj zarfeve nga Serbia – ja gjendja shëndetësore

Dy shtatzëna në mesin e pacientëve që pësuan reaksione ndaj zarfeve nga Serbia – ja gjendja shëndetësore

Aktuale October 14, 2019 - 13:00
Detajet

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindira Ajazaj-Berisha, ka dhënë detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të punonjësve të KQZ-së që dyshohet se pësuan reaksione alergjike nga zarfet e votave nga Serbia.

”Të gjithë pacientët e kanë kujdesin e duhur profesional shëndetësor nga Klinika Infektive. Për momentin jemi duke pritur rezultatet e mostrave që janë marrë”.

Ajazaj – Berisha shtoi se deri në pranimin e rezultateve duhet pritur së paku 48 orë, njofton Klan Kosova.

”Pas marrjes së anamnezës nga këta pacientë, disa kanë thënë se kanë pasur mundim, vjellje, disa probleme me frymëmarrje, disa ndryshime në lëkurë në formë të skuqjes apo kruarje – por të dhëna të tjera nuk ka ende”.

Lindira Ajazaj-Berisha ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 11 pacientë nga ky rast, 9 femra 2 prej të cilave janë gravite dhe 2 meshkuj të tjerë, njofton Klan Kosova.

”Pacientët duhet të qëndrojnë në klinikë, duhet të observohen dhe në momentin që ne e shohim se gjendja e tyre është për të shkuar në shtëpi do të lirohen”.

”Sa i përket shtatzënave sot kemi marrë mendim edhe tek gjinekologu, e sipas tij gjendja  shëndetësore edhe shtatzanës është e mirë por edhe e fëmiut po”.

”Në Klinikën Infektive nuk kemi pranuar më parë pacientë me reaksione të tilla nga ky rast”.