Ky zyrtar i LDK-së pritet të bëhet Kryear i Kuvendit të Kosovës!

Ky zyrtar i LDK-së pritet të bëhet Kryear i Kuvendit të Kosovës!

Aktuale October 12, 2019 - 13:03
Lexo Detajet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur t’i ndajë hiset brenda partisë, para arritjes së marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gazeta Blic” nga burime brenda LDK-së merr vesh se anëtari i Kryesisë Kujtim Shala, është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Në takimet mes anëtarëve të Kryesisë është përmendur emri i z. Kujtim Shala, si Kryetar i Kuvendit, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta ketë përkrahjen e gjithë Kryesisë së LDK-së”, pohojnë burimet brenda LDK-së.

Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim. Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.