Kandidatët e rinj që befasuan në këto zgjedhje

Kandidatët e rinj që befasuan në këto zgjedhje

Aktuale tetor 10, 2019 - 20:49
Lexoni detajet

Shumë emra të rinj pritet të bëhen deputetë për herë të parë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, raporton T7

Fushatën nuk ndali asnjë ditë, ani se duhej të lëvizte me karrocë.

Fetah Rudi, besonte fort në fitore ani pse kundërshtarët u munduan ta demoralizonin që në fillim.

Në fakt, Orllatin s’e kaloi Halit Krasniqi, kurse Rudi mori vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Fetah Rudi ka njoftuar vet përmes llogarisë së tij në Facebook, se ka fituar mandatin e deputetit.

Mbështetje përmes videove kërkoi edhe një grua që iu fut për herë të parë garës për deputete.

Nëse nuk ndryshojnë rezultatet që janë deri tash, Natyra Kuçi do të jetë dy herë fituese.

E para, sepse bëhet deputete, dhe e dyta është e vetmja deputete nga PSD-ja në legjislaturën e re.

Kuçi në bastionin e AAK-së në Deçan ka marrë mbi 1700 vota dukë lënë pas edhe Dardan Molliqajn.

Edhe nga Drenica pritet të ketë emra të rinj që do të bëhen deputete.

Marigona Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci, pritet të bëhet deputete, pasi ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm të votave.

Për këtë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, babai i saj, Ganiu.

Listës së deputeteve do t’i shtohen edhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, e cila ani se garoi për herë të parë, u rendit e dyta pas liderit Albin Kurti, duke grumbulluar gati 6000 mijë vota.

Nga VV-ja mund të jetë edhe një deputet – edhe Agon Batusha, që mori gati 7000 mijë vota në Gjakovë.

Edhe nga PDK’ja pritet të ketë deputete të reja.

Kuvendit pritet t’i bashkohet edhe kandidatja e PDK-së, Floreta Zejnullahu, që  ka marrë më shumë vota në Podujevë se Rrustem Mustafa – Remi.

E kandidatja e LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, del të jetë më e votuar në Vushtrri.

Kjo e ka bëtë të ditur këtë vetë përmes profilit të saj në rrjete sociale.