Kandidatja për deputete nga AAK-ja: Dakordimi VV-LDK, shpresë për një tjetër politikëbërje

Kandidatja për deputete nga AAK-ja: Dakordimi VV-LDK, shpresë për një tjetër politikëbërje

Aktuale tetor 10, 2019 - 18:51
Detajet

Jo vetëm përkrahësit e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit po duan një koalicion sa më të shpejtë mes VV-së e LDK-së.

Edhe kandidatja për deputete nga AAK-PSD, Besa Luzha po do që të ketë një koalicion mes këtyre dy partive.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se dakordimi i shpejtë mes Kurtit e Osmanit jep shpresë për një lloj tjetër të politikbërjes.

Postimi i plotë:

Dakordimi kaq i shpejtë dhe në parim, i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për bashkëqeverisjen, si rezultat i votës së qytetarëve, jep shpresë në një lloj tjetër të politikëbërjes, dhe e vulos nivelin e lartë qytetar dhe demokratik që u tregua në zgjedhjet e 6 tetorit.
Shpresoj që ky dakordim të përkthehet sa më shpejt në institucionet demokratike dhe politikat e mirëfillta në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shpresoj poashtu që opozita në Kuvend dhe shoqëria civile të jenë një opozitë të mirëfilltë e konstruktive, mbikëqyrëse dhe korrektuese, sepse vetëm kështu i ofrohemi standardeve më të larta të demokracisë dhe politikëbërjes.

Kosovë, të priftë e mbara.