Reagon Spahiu pas zgjedhjeve: As në kohën e Millosheviqit shqiptarët s’i votuan më shumë serbët

Reagon Spahiu pas zgjedhjeve: As në kohën e Millosheviqit shqiptarët s’i votuan më shumë serbët

Aktuale tetor 10, 2019 - 16:55
Detajet

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, kishte bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me rezultatin e jashtëzakonshëm zgjedhor që arriti Lista Serbe.

Sot Periskopi përcolli lajmin se në disa formularë kishin ndodhur gabime të atilla që i jepnin Listës Serbe vota aq sa shuma e të gjitha partive tjera politike kosovare.

“120 vota për Listën Srpska nga komunat etnikisht të pastra shqiptare: Junik 1, Drenas 2, Shtime 3, Kaçanik 4, Malishevë 7, Deçan 9, Gjakovë 9, Mitrovicë (Jug) 17, Ferizaj 18, Podujevë 23, Therandë 24. Për komunat ku ka sadopak serbë si Prishtina, Prizreni, Peja, Vushtrria, Skenderaj, Vitia, Gjilani, Istogu, Klina, Lipjani, Obiliqi, Fushë Kosova etj nuk mund ta dijmë se sa shqiptarë kanë votuar Listën Serbe.“ – ka evidentuar z.SpahiuNë fakt, këto vota ashtu si shumë të tjera në komunat e Republikës së Kosovës, Listës Serbe mund t’i kenë ardhur nga gabimet e njerëzve që i përshkruan në formularet zyrtare zgjedhore, shkruan Periskopi.

Por megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e shqiptarëve të kenë votuar Srpska Listën për shkaqe të ndryshme.

“As në kohën e Milloseviqit nuk ka pasë më shumë shqiptarë që kanë votuar për partitë serbe të asaj kohe.” – komenton më tej z.Spahiu.