Ambasadorja e Finlandës uron Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet

Ambasadorja e Finlandës uron Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet

Aktuale tetor 10, 2019 - 15:41
Detajet

Albin Kurti ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

ëKryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila ka uruar Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar me notë pozitive procesin e rregullt zgjedhor, i cili u monitorua edhe nga vëzhguesit e Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Sipas VV-së, në këtë takim u diskutua nevoja që Qeveria e ardhshme të realizojë reforma në sektorë të ndryshëm të vendit, me theks të veçantë në sistemin arsimor.

“Në takim pati pajtueshmëri që përvojat dhe ekspertiza nga sistemi arsimor i Finlandës do ta ndihmonin reformën dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje që për dialogun më e rëndësishme është përmbajtja, sesa afatet kohore, dhe tri parimet për të shëruar pasojat e qasjes së gabuar paraprake: jo marrëveshje pa dialog; jo dialog me harta; dhe, jo presidentët e shteteve mbi harta”, thuhet në njoftimin e VV-së”, thuhet në njoftim.

Në fund, ambasadorja Stjernvall i dhuroi kryetarit Kurti dy libra mbi inovacionet shoqërore të Finlandës, si dhuratë për rezultatin zgjedhor dhe si ndihmë për zgjidhjen inovative të problemeve më të cilat përballet vendi.