Isa Mustafa flet pas takimit: Vendimin për koalicion do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së

Isa Mustafa flet pas takimit: Vendimin për koalicion do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së

Aktuale tetor 10, 2019 - 15:22
Detajet

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit që ka pasur sot bashkë me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Mustafa ka thënë se në ditët në vijim do të punojnë në përafrimin e objektivave qeverisëse bashkë me Kurtin, transmeton Zëri.info

Më tej kryetari i LDK-së, ka shkruar në Facebook, se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së, sapo të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë./Zeri.info

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë
U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.
Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.
Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM