Nisma thotë se votat e tyre në Vushtrri për një gabim teknik i shkuan Listës Serbe

Nisma thotë se votat e tyre në Vushtrri për një gabim teknik i shkuan Listës Serbe

Aktuale tetor 10, 2019 - 13:57
Detajet

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve vazhdojnë të dalin parregullsi të shumta që janë bërë lidhur me bartjen e të dhënave nëpër formularët me gabime dhe jashtë standardit, e për të cilët kanë reaguar edhe disa nga subjektet politike në vend.

Disa fotografi që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, e të cilat shfaqin një rast konkret ku vetëm në një vendvotim në komunën e Vushtrrisë të gjitha votat e qytetarëve që kanë votuar në atë qendër i janë dhënë besoni apo jo, Listës Serbe.

Pra, thënë më qartë, totali i votave që kanë mbledhur subjektet politike në këtë vendvotim i janë shkruar Listës Serbe.

Për këto parregullsi me formularë me gabimet teknike, KQZ ka marrë dje vendim që mbi 300 vendvotime të shkojnë në rinumërim, mirëpo disa nga subjektet politike janë duke kërkuar që në rinumërim të shkohet në nivel vendi për arsye se kudo në Kosovë janë përdorur formularë të tillë.

Image
Image