Arben Gashi: VV’ja duhet të na tregojë se çfarë mendon për shtetin e Kosovës dhe ekzistencën e tij

Arben Gashi: VV’ja duhet të na tregojë se çfarë mendon për shtetin e Kosovës dhe ekzistencën e tij

Aktuale tetor 09, 2019 - 23:41
Detajet

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët në shumë çështje.

“Duhet të gjendet gjuha e përbashkët se si se shohim shtetin e Kosovës, si e shohim shtetin në raport me të tjerët. Janë çështje komplekse”.

“Jemi në një situatë ku ne duhet të ulemi dhe të flasim se çka mendojnë ata për shtetin  Kosovës dhe ekzistencën e tij”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“E kemi problem në tavolinë sepse Kosova varet nga raportet ndërkombëtare. Normalisht nuk mund të ketë sjellje unilaterale. Njerëzit në kohërat moderne po keqkuptojnë konceptin e sovranitetit. Sovraniteti sot nuk është absolut sot është relativ. Sa më shumë që hyn në organizata ndërkombëtare ke më pak sovranitet. FMN, OKB… vendosin standarde për të të pranuar në gjirin e tyre”.